Shqipëria buzëqesh”, 1.5 milionë vaksinime deri sot, të premten

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,500,000 vaksinime antikovid në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cila u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni”, apelon Rama.

Mbrëmjen e djeshme mbërritën edhe 31,590 doza të vaksinës “Pfizer” në aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave antikovid të mbërritura në Shqipëri.

Edhe muaji shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’u dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim. Ata

Aktualitet

Archives