Shqipëria, 100 mijë euro ndihmë për situatën e zjarreve në Greqi

Me propozimin e Kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi të ndihmojë financiarisht Greqinë, që ndodhet në një gjendje të rëndë pas zjarreve që shkaktuan dhjetëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale. Kështu, Qeveria ka vendosur të japë një ndihmë financiare në shumën 100 000 euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të korrikut.

Fondi i kalon buxhetit ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në programin buxhetor “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, për ta përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve në Greqi.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet se, “ndihma prej 100 mijë euro e qeverisë shqiptare për Greqinë është një shumë modeste, si kontribut për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Athinë”.

“Jemi pranë shtetit fqinj në momentet e përballimit të situatës së krijuar, duke shprehur solidaritetin tonë”, thekson Bushati.

“Ambasada shqiptare në Athinë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe me komunitetin shqiptar”, nënvizon ministri Bushati. ata

Aktualitet

Archives