Shqipëri: 28 raste të reja dhe 1 humbje jete nga virusi 🔴COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 28 qytetarë dhe ka pasur një humbje jete.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultojnë në këto bashki: 16 në Tiranë, 4 Vlorë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Shijak.

“Janë 385 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lushnja 82 vjeç”, informon Ministria.

Ministria njofton se, janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

“Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Statistika (10 Prill 2022)

Raste të reja ditore 28

Të shëruar në 24 orë 24

Të shtruar në spitale 10

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 442

Testime totale 1,786,721

Raste pozitive 274,219

Raste të shëruara 270,341

Raste aktive 385

Humbje jete 3,493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  221

Fier       43

Vlorë     42

Elbasan 21

Korçë    17

Berat    14

Gjirokastër 8

Durrës     7

Shkodër  7

Lezhë    3

Kukës 2

ata

Aktualitet

Archives