Shkup-Samiti i 100-Rama:Treg i përbashkët rajonal, brenda vitit mbledhja e qeverive Shqipëri-Maqedoni

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë takimit në Shkup nje ditë më parë, në punimet e Samitit rajonal me 100 sipërmarrës nga EuropaJuglindore, u ra dakord për vijimin e bashkëpunimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe brenda vitit  të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase në Pogradec.

Në statusin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama sjell rezultatet e samitit rajonal të zhvillimit ekonomik, që konsiderohen bashkëpunuese dhe të sukseshme. “Dje në Shkup me liderët e grupimeve politike në Maqedoni dhe në punimet e Samitit rajonal me 100 sipërmarrës nga Europa Juglindore për axhendën e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe për të vijuar me planin e ndërtimit të një tregu të përbashkët rajonal për rritjen ekonomike e sociale”, shprehet Rama.

Rama thekson gjithashtu se “U ra dakord që brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase në Pogradec, për të nxitur më tej bashkëpunimin shumëplanesh mes të dy vendeve tona”.

Aktualitet

Archives