SHKODËR, PËRPLASJE NË QENDRËN E VOTIMIT, FLAKË NË SHKOLLËN “SHEJNAZE JUKA”

Rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën “Shejnaze Juka”. Ku nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Qytetarët u futën me forcë brenda shkollës.

Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administrative të saj të mos lejojnë të aksesohen dhe të mbyllin dyert ndaj persona dhe institucione të paautorizuar nga bashkia e Shkodrës për të hyrë në këto objekte.

“Meqënëse objektet e shkollës janë asete në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe administrohen si territore nga bashkia Shkodër këto objekte nuk duhen të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar nga Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte.”

Bashkia e mbyll kërkesën për të cilën ka vënë në dijeni dhe drejtorinë rajonale arsimore në Lezhë duke nënvizuar: “Përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirëorganizmi i procesit mësimor dhe jo administrimi i objektit”

Kërkesa mban firmën e kryetares së bashkisë Voltana Ademi.

Aktualitet

Archives