Shkodër: Në pranga 4 tregtarë

Policia e Shkodrës arrestoi 4 tregtarët që u përplasën me oficerët e antikontrabandës ne Shkodër. Arjan Halili, 30 vjeç, Marjan Palalej, 35 vjeç, Denis Zefi, 24 vjeç dhe Astrit Muçaj, 39 vjeç akuzohen se kundershtuan me dhune punonjesit e antikontrabandes e kohen qe po benin konfiskimin e nje sasie duhani pa dokumentacion perkates. Ndërkohe burime nga prokuroria e Shkodrës bëjnë me dije  se do të procedohen penalisht për shpërdorim detyre edhe punonjësit e policisë që nxorën armë në publik . Ngjarja ndodhi gjatë një kontrollit qe po behej ne tregun e ngritur ne vendin e quajtur “Rus” në Shkodër. Situata u acarua kur shefi i antikrimit ekonomik Pjerin Lazri, i cili ishte ne aksion ne mbeshtetje te antikontrabandes, nxorri pistoleten dhe kercenoi turmen. Ky veprim shkaktoi irritimin e shitësve të cilët nisën të qëllonin me pakot e duhanit e sende të tjera punonjësit e doganave dhe te policise, derisa i detyruan të largohen.

Aktualitet

Archives