Shkencëtarët krijojnë mineralin që heq dioksidin e karbonit nga atmosfera

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për të reduktuar dioksidin e karbonit nga atmosfera. Grupi kërkimor arriti të përshpejtojë në mënyrë dramatike krijimin e magnesitin që thith CO2. Në gjendje natyrale magnesitit i duhen qindra vite të krijohet, ndërsa në laborator grupi kërkimor arriti ta përfundojë si proces në vetëm 72 ditë.

Minerali ka mundësi të përdoret në industri për të reduktuar nivelin e gazrave dhe efektit serë, dhe të luftojë ndryshimet klimaterike.

“Puna jonë tregon dy gjëra,” shpjegon lideri i projektit, Profesor Ian Power nga Universiteti i Ontarios, Kanada.

“Në fillim kemi shpjeguar si dhe sa kohë i duhet magnesitit të formohet natyralisht. Ky është një proces që zgjat me qindra mijëra vite në natyrë në sipërfaqen e Tokës.

Së dyti, gjëja që kemi bërë është që kemi treguar si të përshpejtohet ky proces gramatikisht.”

Shkencëtarët kudo në botë po gjejnë mënyra për të ngadalësuar ngrohjen globale duke hequr dioksidin e karbonit nga natyra por ka kufizime si praktikisht, ashtu edhe ekonomikisht. Një ton magnesit mund të thithë gjysëm toni CO2 nga atmosfera, por formimi i tij është shumë i ngadalshëm. Duke përdorur polisteren si katalizator, shkencëtarët e kanë shkurtuar procesin në 72 ditë. Lajmi akoma më i mirë është se mikrosferat mbetën të paprekura, ndaj ato mund të përdoren dhe ripërdoren duke e bërë procesin akoma më eficent.

“Jemi ende në fazë eksperimentale dhe duhet të studiojmë akoma më shumë deri sa të jemi të sigurt që magnesiti laboratorik mund të përdoret për të hequr dioksidin e karbonit nga ajri. Kjo varet nga çmimi i karbonit dhe teknologjia që na mundësohet, por të paktën tani e dimë që falë shkencës nuk është e pamundur.” – tha Profeson Ian Power.

Aktualitet

Archives