Shëndeti i popullatës, Shqipëria renditet e 43-ta në botë nga Indeksi “Bloomberg”

 Indeksi “Bloomberg” e renditi Shqipërinë në vendin e 43-të në botë, sa i përket shëndetit të popullatës, duke bërë që vendi ynë të përmirësojë 7 vende në 2019.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, treguesit të cilëve u është referuar renditja e “Bloomberg” janë ulja e vdekshmërisë foshnjore, rritja e jetëgjatësisë, rreziqet që lidhen me duhanpirjen, alkoolin, ndotjen e ajrit, ndotjen e ujit së popullatës, si dhe shërbimi shëndetësor ndaj popullatës i cili ka pësuar një transformim rrënjësor vitet e fundit, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve.

Për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve në çdo zonë, Qeveria shqiptare ka ndërhyrë duke rikonstruktuar dhe ndërtuar një sërë qendrash shëndetësore, të cilat po plotësohen me mjekë specialistë, dhe nga reforma e patronazhimit e aplikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. ata

Aktualitet

Archives