ShBA-të përshëndesin vendimin e Presidentit të Afganistanit për armëpushim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin vendimin e Presidentit të Afganistanit, Eshref Gani për vendosjen e armëpushimit në luftën kundër talebanëve.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert në një deklaratë me shkrim në lidhje me vendimin në fjalë thotë se “Ky plan është pjesë e thirrjeve të popullit afgan për paqe”.

“Armëpushimi i fundit është tregues i një dëshire të madhe të popullit afgan për zgjidhjen e problemeve dhe vendosjen e paqes, shpresojmë që ky armëpushim të garantojë sigurinë vazhdimisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj mbështesin këtë iniciativë të qeverisë dhe popullit afgan, ndërsa këshillojmë talebanët që ti përmbahen. Shpresa e jonë dhe e shoqërisë ndërkombëtare është që populli afgan ta kremtojë festën e Bajramit të Kurbanit pa frikë dhe në paqe”, shkruan ndër të tjera zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.

Aktualitet

Archives