ShBA – Gara presidenciale vazhdon me gjithë shpejtësi

Vazhdon gara zgjedhore për presidencialet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Në një sondazh të zhvilluar pas përballjes së parë të kandidatëve që u zhvillua javën e kaluar, kandidatja e Partisë Demokrate, Hillary Clinton udhëheqë me 5 pikë në krahasim me kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump.

Sipas sondazhit të realizuar në bashkëpunim mes kanalit televiziv CNN dhe kompanisë ORC, Clinton mori 47% ndërsa Trump 42% të votave.

Sipas sondazhit të njëjtë kandidati i Partisë Liberaler, Gary Johnson mori 7% ndërsa kandidatja e Partisë të Gjelbërve, Jill Stein mori 2% të votave.

Bëhet e ditur se debati i parë presidencial i mbajtur javën e kaluar që mbaroi me epërsi të Clinton, ishte në dobi të ish-zonjës së parë.

Debati i radhës ku kandidatët do ti matin forcat do të mbahet më 19 tetor.

Aktualitet

Archives