SHBA, avioni në ulje emergjente derdh kaburantin në një zonë të banuar

Të paktën 60 persona, në mesin e të cilëve edhe një numër fëmijësh, u lënduan pasiqë një avion pasagjerësh derdhi karburantin me rastin e uljes emergjente në aeroportin e Los Angelesit në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksuan se avioni i pasagjerëve “Delta Airlines” bëri ulje emergjente për shkak të një defekti në motor. Me qëllim të zvogëlimit të peshës, avioni derdhi karburantin në një zonë ku ndodheshin gjashtë shkolla.

Rreth 60 persona u lajmëruan me acarim të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen.

Kryebashkiakja e Cudahy, Elizabeth Alcantar shprehu keqardhje për rastin.

“Delta Airlines” tha se avioni derdhi karburantin “në bazë të procedurës së zakonshme të zvogëlimit të peshës me rastin e uljes emergjente”.

Zyra federale e aviacionit konfirmoi se kanë filluar hetime lidhur me rastin.

Aktualitet

Archives