Sensibilizim për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit

Aleanca e Grave Deputete vijon sensibilizimin te gratë dhe vajzat, për të kryer diagnostikimin e hershme të kancerit të gjirit.

Sot në Krujë, përfaqësueset e Aleancës së Grave Deputete iu bashkuan aktiviteteve për të sensibilizuar në këtë muaj të “Tetorit Rozë” vajzat dhe gratë, se diagnostifikimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë.

Milva Ekonomi, ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, ndau në rrjete sociale pamje nga takimi që zhvilluan në Krujë, me gratë dhe vajzat e kësaj zone për t’i inkurajuar gratë që të kryejnë diagnostikimet sipas kalendarit kombëtar të njësive të lëvizshme të mamografive.

“AGD do vazhdojë përgjatë këtij muaji me aktivitete të tjera që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e vajzave dhe zonjave për çështje përtej përkatësisë politike”, u shpreh Ekonomi.

Ekonomi falënderoi stafin e Qendrës Spitalore Krujë dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujë për organizimin dhe zhvillimin e këtij aktiviteti, teksa informoi se “mamografia e lëvizshme qëndron nga sot e deri të mërkurën, në dispozicion të diagnostikimeve falas për të gjitha gratë dhe vajzat e Krujës”.ata

Aktualitet

Archives