Selami dhe Patozi takojnë në zyrë ish-Kryeministrin Berisha

Në orët e mbrëmjes së djeshme, mësohet se Eduard Selami, njëri prej kandidatëve për kryetar partie, dhe Astrit Patozi, i janë drejtuar zyrës së ish-Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me të cilin kanë pasur një takim.

 Takimi në fjalë është konfirmuar për mediat nga Astrit Patozi, por pa dhënë detaje të hollësishme. Mësohet se situata brenda PD-së ka qenë në fokus të bisedës mes tre protagonistëve.

Selami dhe Patozi, prej kohësh e kanë shfaqur hapur kundërshtinë e tyre për Lulzim Bashën, ku herë pas here nuk kanë ngurruar të jenë kritikë me lëvizjet e tij. Përplasjet në PD kulmuan pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku eksponentë brenda partisë kërkuan dorëheqjen e parevokueshme të Bashës.

Aktualitet

Archives