Rusi 2018, ja kush janë dy çiftet e para për fazën e 1/16-ave

Pas përfundimit të katër ndeshjeve të ditës së hënë janë mësuar dhe dy çiftet për fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Grupin A e fitoi Uruguai që ka fituar të tri ndeshjet dhe ka mbledhur nëntë pikë, ndërsa Rusia kalon nga vendi i dytë me gjashtë pikë. Në Grupin B, Spanja ka kaluar si lider i grupit me dy barazime dhe një fitore, pra me pesë pikë të mbledhura, po aq sa Portugalia e vendit të dytë.

Rregullat e FIFA-s thonë se lideri i Grupit A, Uruguai, do të luajë ndaj vendit të dytë të Grupit B, në këtë rast Portugalisë.

Ndërsa, vendi i parë i Grupit B, Spanja, do të luaj ndaj vendin të dytë të Grupit A, Rusisë. Dueli mes Uruguait dhe Portugalisë do të zhvillohet me 30 qershor, ndërsa ai në mes të Spanjës dhe Rusisë me 1 korrik.

Aktualitet

Archives