Rregullat para se të jepni gjak për analiza!

Nuk mjafton vetëm të mos hani në 12 orët e fundit, porse varet edhe se çfarë kërkohet në analiza.

Analizat laboratorike është e dëshirueshme t’i bëni kur e keni stomakun të zbrazët”, gjë që do të thotë që para dhënies së gjakut plot 12 orë nuk duhet të hani.

Në mëngjes, në ditën e dhënies së gjakut, është e lejueshme të pini vetëm të pak ujë, ndërkaq përjashtime bëhen vetëm në rastet urgjente.

Përse?

Duke pasur parasysh që ushqimi dhe uria e vazhduar kanë efekt të drejtpërdrejtë në metabolizmin e hidrokarbureve, lipideve dhe proteinave, është e domosdoshme që disa analiza t’i bëni kur e keni stomakun të zbrazët. Me atë rast efekti i racioneve me proteina (të mishit) është më i madh se efekti i racioneve me hidrokarbure (bukë, makarona, ëmbëlsira).

Me stomak të zbrazët patjetër bëhen analizat e sheqerit në gjak, trigliceriteve, kolesterinës, vitaminës B12, thartirës folike, fosfatazës alkalike, beta-CrossLaps-it, osteokalcinës, hekurit, kortizolit, si edhe kur bëhet testi nxjerrjes së frymës në helikobakter, PTH dhe homocistein. Për diagnostikimin e tumor markerëve, nuk është e nevojshme të rrini të uritur.

Para se të jepni gjak

Racioni i fundit para dhënies së gjakut bën të jetë një darkë e lehtë, madje jo më vonë se në orën 19:00. Në mëngjes, në ditën e dhënies së gjakut, nuk është e lejuar asgjë pos që mund të pini vetëm pak ujë, ndërkaq 48 orë para dhënies së gjakut shmangni barnat (pos barnave të obligueshme), mundimin fizik dhe alkoolin.

Yndyra në gjak

Dy javë më herët duhet të ushqeheni normalisht. Dy ditë para dhënies së gjakut shmangni ushtrimet dhe alkoolin. Një ditë para dhënies së gjakut rekomandohet ushqim jo i yndyrshëm dhe shmangia e kafes pas orës 19:00. Dhënia e gjakut nuk do të duhej të bëhej para se të kalojë java e tetë nga infarkti akut i miokardit, operacioni kirurgjikal, trauma, infeksioni bakterial apo ai virusal.

Përcaktimi i hekurit në gjak

Dy ditë më herët mos pini lëngje të pasura me vitamina (Boronicë, rrush serezi, manaferra, panxhar të kuq), dhe verëra manaferrash, sepse mund të tregojnë gabimisht sasinë e hekurit, andaj diagnoza nuk do të jetë valide.

Aktualitet

Archives