Robin Krasniqi shpallet kampion bote

Boksieri me origjinë shqiptare Robin Krasniqi është kurorëzuar mbrëmë kampion bote për titujt IBO dhe WBA, duke përmbushur një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij. Ai mposhti me nokaut kundërshtarin e tij, gjermanin Bosel.

Pas fitores së Krasniqit ka reaguar dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke u shprehur se me fitoren e tij, Krasniqi bëri krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

“Bravo kampioni i ri i botës Robin Krasniqi. Na bëre krenarë të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë globit. 33-vjeçari Robin Krasniqi arriti të rrëzojë me K.O. në raundin e tretë gjermanin Dominic Boesel në një ndeshje që foli totalisht për të duke u bërë i pari shqiptar kampion bote në boks”,- u shpreh Balla.

Aktualitet

Archives