Riviera, hoteli që ofron argëtim edhe kur shembet

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) shembja e hotelit u shoqërua me një spektakël pamor.

Shembja plotësisht e kontrolluar e hotelit dhe kazinosë historike “Riviera” në Las Vegas u kthye në një organizim të vërtet argëtues.

Hoteli u shemb mes shfaqjes me fishikezjarrë dhe u realizua nën masa të larta sigurie.

Shpërthimi me radhë i dinamitit të vendosur në katet e hotelit 60-vjeçar u dhuroi të pranishmëve pamje impresionuese.

Godina gjigande brenda sekondave u rrafshua me tokën duke lënë prapa një mjegull të dendur pluhuri.

Për të parë shembjen e hotelin përreth u mblodhën me mijëra kureshtarë.

Hoteli kishte 2 mijë e 75 dhoma dhe në maj të 2015-s ishte mbyllur, pasi ishte blerë nga Këshilli i Mbledhjeve dhe Vizitorëve të Las Vegasit

Aktualitet

Archives