Rifat ef. Fejziç mbështet Turqinë

Kryemyftiu i Malit të Zi publikoi një mesazh, përmes të cilit reagoi ndaj kritikave të disa politikanëve me origjinë boshnjake, përcjellë nga mediat e Serbisë gjatë ditëve të fundit, drejtuar liderëve politikë dhe fetarë në Turqi…

Kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziç, deklaroi se myslimanët e vendit të tij u detyrohen mirënjohje e falënderim Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan, që është krenaria e myslimanëve anembanë botës.

“Të rinj e të moshuar i luten Allahut që t’i dhurojë atij veç mirësi”, tha Rifat Fejziç.

Kryemyftiu malazez publikoi një mesazh, përmes të cilit reagoi ndaj kritikave të disa politikanëve me origjinë boshnjake, përcjellë nga mediat e Serbisë gjatë ditëve të fundit, drejtuar liderëve politikë dhe fetarë në Turqi.

“Të gjithë myslimanët janë vëllezër. Një vend special në këtë frymë dhe marrëdhënie vëllazërie kanë Perandoria Osmane, e cila ka qenë flamurtare e islamit për shekuj me radhë, por edhe Republika e Turqisë, e cila është trashëgimtare e saj”, theksoi ai.

Boshnjakët – komentoi Fejziç – kanë lidhje të thella historike e shpirtërore me Turqinë dhe këto lidhje, të gatuara me besim (iman) të palëkundshëm, nuk mund të shkëputen nga asnjë provokator dhe mbjellës i së keqes.

Rifat Fejziç tërhoqi vëmendjen se Turqia i gjendet përherë pranë popullit boshnjak dhe vijoi me këto fjalë: “Në ditët tona më të vështira, teksa disa fshiheshin nëpër skuta, Turqia është gjendur pranë vëllezërve të saj boshnjakë e shqiptarë duke mos e kursyer aspak mbështetjen e saj materiale e morale.”

Aktualitet

Archives