RENEA zbarkon në Shkodër, në kërkim personat e përfshirë në rrëmbim

Policia e Shkodrës dhe forcat RENEA kanë nisur një aksion në orët e para të mëngjesit të sotëm ku po ushtrojnë kontrolle në disa zona të qytetit të Shkodrës dhe fshatra përreth për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës.

Pas prangosjes së pesë personave për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga, edhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të dyshuarit janë nga Shkodra dhe Vlora, ndërsa janë identifikuar nga përgjimet që policia ka kryer me urdhër të gjykatës së Tiranës.

Aktualitet

Archives