Regjistrimet në Universitetin e Shkodrës, Rektori: Këtë vit 200 studentë më pak

Universiteti ” Luigj Gurakuqi” në Shkodër do të presë në auditore më pak studentë se vitin e kaluar. Njoftimi u dha nga rekori Adem Bekteshi gjatë një konference për mediat.

“Në Universitetin e Shkodrës janë regjistruar 44 % e gjithë kuotave që Universiteti ka ofruar për gjithë nxënësit e shkollave të mesme. Janë rreth 200 regjistrime më pak në të njëjtën periudhë”.

Disa nga shkaqet sipas tij janë emigracioni , migrimi i brendshëm drejt kryeqytetit si dhe rënia e numrit të maturantëve në krahasim me 2017.

“Në senatin e universitetit është diskutuar disa herë ky problem, në fakt po të kemi parasysh zhvillimet shoqërore të rajonit vëmë re se ka zhvendojse të popullsisë, jo vetëm emigracioni, por drejt qendrës, Tiranës. Është ulur numri i studentëve që vijnë nga Kukësi, Puka dhe Lezha”.

Bekteshi shton se edhe VKM mbi kuotat e regjistrimit nuk ka qenë e studiuar mirë, pasi sipas tij ka patur fryrje. Një degë studimi e cila për vite me radhë ka një numër 40 ose 50 aplikimesh nuk mund të ketë numrin e pranimeve 150, deklaroi rektori Bekteshi.

Aktualitet

Archives