Regjimi i Esadit sulmon pediatrinë në Idlib, 17 të vrarë e shumë të plagosur

Të paktën 17 civilë humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve luftarakë të regjimit të Beshar Esadit në Siri, ndaj një spitali të fëmijëve dhe vendbanimeve në “zonën e çtensionimit” të Idlibit.

Sipas njoftimeve të gazetarëve të AA-së në Idlib, avionët luftarakë të regjimit kanë shënjestruar vendbanimet civile në disa fshatra të Idlibit.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Mbrojtjes Civile të Idlibit, edhe Spitali i Fëmijëve Nur në Teftenaz ka qenë shënjestër e bombave. Në këtë sulm humbën jetën 5 civilë prej të cilëve 3 fëmijë, ndërsa spitali u shkatërrua. Në sulmet në Teftenaz humbën jetën të paktën 13 civilë, në Ariha 2, ndërsa në Binnesh dhe Ram Hamdan nga një civil.

Të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet përreth për trajtim, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet e tyre.  (AA)

Aktualitet

Archives