Rama viziton xhaminë dhe varrin e Muhamed Ali Pashës në Kajro

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut në Kajro, Egjipt.

Rama publikoi pamje nga vizita në xhaminë dhe varrin e shqiptarit Muhamed Aliu, në të cilën u shoqërua nga Presidenti i Republikës Arabe të Egjiptit, Abdul-Fattah Sisi.

“Vizitë në xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut, shqiptari që admirohet sot e gjithë ditën si babai i shtetit modern egjiptian”, thekson Rama.

“Muhamet Aliu ishte nga Shqipëria dhe ne e quajmë themeluesi i Egjiptit modern pasi ai ka bërë shumë për ta quajtur Egjiptin ajo që ne e quajmë epoka e errësirës deri në epokën e re, deri në ditët e sotme.Xhamia është ndërtuar në nder të tij të Osum Pashës , ai e nisi ndërtimin e xhamisë në vitin 1830 dhe puna vazhdoi deri sa vdiq në Aleksandri në vitin 1848”, shprehet ciceroni.

Sipas tij, për Muhamed Aliun përgatitën një varr në vendin e faljes.

“Xhamia është me të njëjtin stil me atë të xhamive otomane që përbëhet nga ndërtesa katrore të ndara nga dy sheshe. Ka minare tipike otomane në formë lapsi që janë të larta 82 metra nga niveli i tokës, kemi edhe kullën e famshme të sahatit që mban orën . Kjo orë iu dhurua Muhamed Aliut nga Luis Philip mbreti i Francës”, – tha ciceroni.

Ai shtoi se po bëjmë një ndërhyrje shumë të madhe mirëmbajtje.

Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet për vizitë zyrtare në Egjipt. Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Republikës arabe të Egjiptit, Moustafa Madbouly, ndërsa u takua edhe me Presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Abdul-Fattah Sisi.

Shqipëria dhe Egjipti nënshkruan sot në Kajro tre marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës.

ata

Aktualitet

Archives