Rama thirrje Metës: Ndalo sulmet kundër përfaqësive diplomatike, Kuvendit dhe qeverisë

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje publike sot Ilir Metës që të ndërpresë çdo sulm kundër përfaqësive diplomatike të SHBA-së dhe BE-së në Shqipëri.

Gjatë debatit në Kuvend për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Rama i bëri thirrje Metës që të reflektojë dhe ta grumbullojë veten e shpërndarë e ta mbledhë brenda kornizës së përgjegjësive të kompetencave të tij”.

Po ashtu, ai apeloi kreun e shtetit të ndërpresë çdo sulm ndaj parlamentit, të cilin nuk ka dyfek presidencial që e cenon në legjitimitetin e vet, siç nuk ka dekret dhe molotov që ia shkurton mandatin e tij”.

“I bëj thirrje të ndërpresë aktivitetin e tij të paligjshëm politik kundër qeverisë të Republikës së Shqipërisë me të cilën duhet të sillet siç ia kërkon Kushtetuta jo siç ia urdhërojnë zërat e brendshëm të realitetit imagjinar ku është transferuar së fundi. Mirë do të ishte të ndalonte edhe përgojimin e figurave heroike të historisë së këtij vendi sepse paralelizmat mes tyre dhe figurës së tij keqinformojnë brezin e ri dhe stimulojnë agresivitetin e injorancës ndaj shoqërisë dhe shtetit ligjor, por kjo mbetet sidoqoftë një vërejtje miqësore”, tha Rama.

Në përfundim, Kryeministri ftoi deputetët që ta votojnë ngritjen e komisionit hetimor për të mos e zhytur veten në batakun ku Ilir Meta kërkon ta zhysë në imagjinatën e tij këtë parlament. ata

Aktualitet

Archives