Rama për FETO-n: Siguria kombëtare është prioritet i prioriteteve

Në një intervistë për agjencinë turke AA, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se tentativa e grushtit të shtetit në Turqi i ka bërë më  vigjilent dhe vëmendshëm pasi siguria kombëtare dhe stabiliteti demokratik i vendit është prioritet i prioriteteve

Rama për FETO-n: Siguria kombëtare është prioritet i prioriteteve

“Është me shumë rëndësi të kuptohet se ne jemi të përkushtuar për të ofruar një shërbim sa më të mirë arsimor në të gjithë territorin dhe paralelisht patjetër për të mos lejuar që influenca negative të natyrës që ju përmendet (kërcënimit të FETO-s) të kenë hapësirë dhe të cenojnë pikërisht misionin që ka arsimi në Shqipëri”,- tha Rama.

I pyetur më tej për bashkëpunimin dhe përpjekjet midis Shqipërisë dhe Turqisë për të eliminuar kërcënimin e FETO-s, Rama duke iu referuar grusht shtetit të dështuar të FETO-s në Turqi, tha se ajo ngjarje i bën vigjilent dhe shumë të vëmendshëm pasi siguria kombëtare dhe stabiliteti demokratik i vendit është prioritet i prioriteteve.

Kryeministri Rama tha investimet turke në Shqipëri nuk janë të mjaftueshme, duke shtuar se vendi i tij ka një potencial më të madh për investimet turke.

Mendimet e mia në lidhje me këtë unë i kam ndarë edhe me aktorët e politikës dhe biznesit në Turqi, theksoi Rama dhe shtoi: “Besoj se vullneti për ta zhvilluar më tutje këtë potencial është i plotë dhe njëkohësisht shumë çka që Turqia ka bërë në 15-20 vitet e fundit është një arsye e fortë për të pasur më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe në tregti, pasi janë eksperienca të fituara, transformuese, për të cilat ne kemi realisht shumë nevojë”.

Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe një vend me një rol të rëndësishëm në shumë aspekte,- nënvizoi Rama dhe e vijoi kështu deklaratën e tij për AA-në: “Tradita e marrëdhënieve tona dhe marrëdhëniet ndërmjet popujve përbëjnë padyshim një bazë të plotë për këtë hap, një hap që është shoqëruar me një thellim të marrëdhënieve dhe patjetër që do të materializohet ndër të tjera edhe me deklaratën e partneritetit strategjik”.

Aktualitet

Archives