Rama i përgjigjet: “Deklaratat e Metës jo surprizë”

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive nga Gjermania ku po zhvillon një vizitë pune u shpreh se, deklaratat e Presidentit Ilir Meta nuk janë surprizë sa i takon debatit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Rama thekson se Kuvendi është legjitim dhe do vijoi punën për implementimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, të diktuara nga ndryshimet kushtetuese të votuara në fund të korrikut.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen”, u shpreh Rama.

“Ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim por është në krye të detyrës e do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar në Kodin Zgjedhor ndryshime të rëndësishme që ndodhën përpara mbylljes së sesionit të kaluar duke i hapur rrugë listave të hapura dhe njëkohësisht duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një formulë absurde e cila ishte krejtësisht unikale dhe të cilën nuk e ka asnjë vend, në një formulë që e kanë të gjitha vendet europiane që kanë koalicionin si një mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore”,- tha Rama.

Ata

Aktualitet

Archives