Rama: Hetimi tatimor jo trupë paramilitare inspektimesh, por shërbimi inteligjent i tatimeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Hetimi tatimor duhet të jetë shërbimi inteligjent i tatimeve

Gjatë një takimi me drejtuesit e tatimeve Kryeministri Rama theksoi se, “hetimin tatimor e kemi identifikuar përpara një viti si një hallkë problematike  për biznesin, problematike për qytetarin, problematike për shtetin”.

“Hetimi tatimor nuk mund të jetë një trupë paramilitare inspektimesh për inspektime. Hetimi tatimor duhet të jetë shërbimi inteligjent i tatimeve. Duhet të jetë syri që sheh aty ku të tjerët nuk shohin, veshi që dëgjon aty ku të tjerët nuk dëgjojnë dhe iniciuesi i goditjeve mbi bazë pune inteligjente. Jo trupa që turret nëpër dyer sipërmarrjesh dhe që më shumë bën dëm sesa sjell rezultate”, tha Rama.

“Unë kam besim që drejtuesja e re, së bashku me ekipin drejtues të ministrisë dhe të tatimeve, nën monitorimin sistematik të zv/Kryeministrit i kanë të gjitha mundësitë për të bërë sukses”, u shpreh kreu i qeverisë.

Por, theksoi Rama, “suksesi në këtë moment dhe këtë drejtim kërkon sakrificë. Jo në kuptimin e ndonjë heroizmi por në kuptimin e angazhimit të çdo individi dhe çdo strukture  me fokus objektivin”. ata

Aktualitet

Archives