Rama: Fton Bashën për dialog dhe ironizon Metën

Kryeministrit Rama në konferencën për shtyp në lidhje me dhunën në protestën e opozitës të shtunën. Rama vlerësoi forcat e policisë.

Kujtoj se kjo godinë e kryeministrisë në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë, e jo më me bomba dhe me zjarr. Do të kishte qenë padiskutim perfeksion, i gjithë qëndrimi i policisë në 7 orë sulme, nëse në ato 2-3 sekonda dy punonjës policie nuk do të kishin goditur me shkop gome, dikë që i iku policisë me vrap”, tha Rama.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, Rama tha se qeveria nuk rrëzohet.

“Nuk goditet qeveria, jo nga 7 orë, por as nga 7.000 orë bombash molotovi. Goditet vetëm Shqipëria”, deklaroi Rama.

Kryeministri ironizoi edhe presidentin Meta.

“Presidentit të Republikës, në momente protestash unë ia qaj hallin. Mbetem i solidarizuar me presidentin, solidaritet njerëzor, që ai – si çdo njeri i ndodhur në kushtet e tij, – e meriton”, tha Rama.

Duke bërë thirrje për qetësi, kryeministri bëri ftesë për dialog.

Patjetër që unë jam këtu gjithmonë, i gatshëm për dialog”, tha Rama.

Aktualitet

Archives