Rama e nderon me Yllin e Mirënjohjes, kancelaren, Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

“Faleminderit Angela! Kënaqësi e veçantë t’Ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Ky është Ylli i Mirënjohjes. Ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe ”Atleti i Krishtit”, si mbrojtës i Krishtërimit”, tha Rama.

Duke i dorëzuar “Yllin e Mirënjohjes” Kancelares Merkel, Kryeministri tha se “ju detyrohemi për këtë”.

“Nuk do mbaj fjalim këtu, se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, shtoi Rama.

Nga ana e saj, Merkel falënderoi Kryeministrin Rama, ndërsa u shpreh se “jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me Ju”. ata

Aktualitet

Archives