Rama-Basha takim tek Nishani, shoqërohen nga Ruçi e Paloka

Nisin negociatat për zgjidhjen e krizës, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, me ndërmjetësinë e presidentit Bujar Nishani.

Rama hyn i pari në Presidencë përkrah kreut të Grupit Parlamentar të partisë së tij Gramoz Ruçit, pas tij ka hyrë Lulzim Basha me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Palokën.

Për pak minuta Rama dhe Ruçi kanë qenë nën shoqërinë e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i cili është kthyer për në Kryeministri, teksa Rama ka kapërcyer portën e madhe të Presidencës. Ndryshe nga Rama që ka shkuar në këmbë, Basha ka zgjedhur të hyjë me automjetin e tij deri në oborr.

Mësohet se Lulzim Basha do të shoqërohet nga Edi Paloka, ndërsa në orën 11:00 ka parashikuar një takim në çadrën para Kryeministrisë me intelektualë e gazetarë.

Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të PD-së zgjati deri orët e vona dhe pas saj në një deklaratë për mediat kreu i kësaj Partie Basha shpjegoi se çfarë ishte diskutuar me ndërkombëtarët.

Sipas tij opozita nuk tërhqiet nga qeveria teknike dhe se me lajmet që dalin në media është spekuluar mjaft. Ditën e djeshme ishte Nishani ai që bëri hapin e parë për të ftuar Partitë pasi sipas tij përmasat e krizës janë përkeqësuar ndjeshëm. I menjëhershëm qe reagimi i Ramës i cili deklaronte se kjo ishte një ftesë e vonuar.

Aktualitet

Archives