Qindra studentë të Drejtësisë kërkojnë fillimin e mësimit: Bllokimi nga persona që nuk janë

Qindra studentë të Drejtësisë në Tiranë u mblodhën sot te fakulteti në tentativë për të zhbllokuar situatën e krijuar prej disa ditësh nga disa individë të paautorizuar dhe që nuk janë studentë duke penguar rifillimin e mësimit.

Një studente e ndodhur në ambientet e jashtme të Fakultetit tha për ATSH se “ka dhe me shumë studentë, sepse siç e shikoni edhe protesta për ne ka mbaruar. Jemi dakord për vazhdimin e mësimit dhe siç shikohet nga numri i studentëve që është rritur të gjithë duam që të fillojë mësimi”.

“Kjo gjendje është pak si e tepruar dhe e kanë zgjatur si shumë, duke marrë shkas edhe nga fakultetet e tjera që e kanë filluar mësimin, domethënë është i pjesshëm bojkoti. Ndërsa ne jemi fare pa mësim”, shprehet një tjetër studente për ATSH.

Studentët që kërkojnë të bëjnë mësim, pasi qëndruan disa minuta në oborrin e fakultetit, hynë më pas në ambientet e brendshme, ku kërkuan nga personat e ngujuar në këtë fakultet lirimin e tyre që të rifillojnë mësimin.

Një situatë e tensionuar pasoi më vonë në ambientet e brendshme të Fakultetit, ku studentët që kërkojnë fillimin e mësimit, tentuan të hapin dyert e bllokuara nga një grup i vogël personash që prej disa ditësh ndodhen të ngujuar në këtë fakultet.

Një studente i drejtohet personave që po bllokojnë ambientet e fakultetit “hapeni derën, jemi maturantë, jemi shumica dhe kërkojmë të bëhet mësim. Ju nuk mund të na përdorni ne për interesa personale”.

Ndërsa një tjetër studente thotë se “ju po cënoni të drejtat e mia, na lini të bëjmë mësim”.
Një nga personat që ndodhet i ngujuar në ambientet e Fakultetit, ka vendosur maskë dhe ka dalë të flasë me studentët që kërkojnë mësim.

Por, shumica e studentëve i kërkojnë të heqë maskën, pasi fakti që mban maskë tregon sipas tyre, që ata nuk janë studentë të këtij fakulteti.

Duke thirrur njëzëri “Studentët e Juridikut duan mësim”, ata nuk lëvizin nga dera ku ndodhen personat që mbajnë të bllokuar Fakultetin e Drejtësisë.

“Ne do të rrimë këtu deri sa të hapet dera”, thonë studentet për ATSH-në.

Ato shtojnë se “ne nuk kemi pse të shkojmë të bëjmë mësim në shkollat e tjera, sepse studiojmë tek Juridiku”.

Një tjetër studente thotë se “kanë një orë kohë jo që të marrin vendim, por të lirojnë shkollën. Ne do të vazhdojmë me rezistencën tonë për të bërë mësim”. ata

Aktualitet

Archives