Pse Lulzim Basha ndodhet në SHBA?

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej dy ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkura të Amerikës. Ende nuk dihet arsyeja e saktë e vizitës së tij në SHBA por nuk është përjashtuar as mundësia e një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump.

Sjellim në vëmendje që ditën e sotme Donald Trump ka ditëlindjen dhe mund të realizohet një takim mes Bashës dhe Trump, pasi kryedemokrati mund të jetë i ftuar në ceremoninë e ditëlindjes së presidentit Trump.

Theksojmë që nga Partia Demokratike derimë tani nuk ka asnjë konfirmim për këtë takim, edhe pse nëse ndodh do të ishte shumë e veçantë. Vetë Basha nuk e mohoi këtë takim me Trump gjatë një takimi që pati me fermerët e Korçës disa ditë më parë.

Aktualitet

Archives