Protestuesit para Teatrit Kombëtar në kryeqytet përplasen me policinë

Pasditja e sotme ka shënuar sërish përplasje mes protestuesve që janë kundër ndërtimit të një teatri të ri dhe shembjes së të vjetrit, dhe policisë. Tensioni u shtua pasdite kur nga protestuesit u tentua të çahet kordoni policor dhe pati ndërhyrje të FNSH-së.

Prej orëve të para të mëngjesit para Teatrit Kombëtar ka prani protestuesish dhe të policisë. Protestuesit u bënë thirrje edhe qytetarëve që të bashkohen me ta. Në mesditë, ata hynë në godinën e Teatrit.

Përplasje me policinë patën edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.

Pas përplasjeve, policia është tërhequr duke lejuar të gjithë protestuesit të futen brenda Teatrit. Mësohet se edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë larguar nga oborri para teatrit.

Gjatë orëve të mbrëmjes, protestuesve iu bashkua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili iu shprehu mbështetjen.

“Jeni krenaria dhe frymëzimi për opozitën, qytetarët, jeni etaloni i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes”, tha Basha. ata

Aktualitet

Archives