Pritet dorëheqja e ministrave teknikë, kompetencat i marrin zëvendësat

Gjashtë ministrat teknikë dhe zëvendës kryeministrja, të emëruar nga Partia Demokratike pas marrëveshjes Rama-Basha për garantimin e standardeve të zgjedhjeve të 25 qershorit do t’i dorëzojnë sot dorëheqjen kryeministrit Rama.

Kompetencat e tyre do t’i kalojnë zëvendësministrave deri në formimin e qeverisë së re.

Së bashku me dorëheqjet do të dorëzohet dhe raporti me gjetjet për shkeljet e konstatuara gjatë fushatës dhe ditën e votimit.

Përsa i përket raportit mësohet se prej qeverisë konsiderohet proceduralisht jo korrekt dhe i paligjshem.

Kjo me argumentin se nuk është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Task Forces sipas parashikimeve te VKM e cila e legjitimoi Task forcen dhe përcaktoi funksionet e saj në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha.

Burimet pranë qeverisë bëjnë të ditur se Task Forca është krijuar mbi bazen e një VKM-je, dhe në përbërje është më e gjerë se sa ministrat teknike.

Ndaj dhe argumentohet se çdo duhet te diskutohej votohej në Task Force. Fakti që ky raport nuk është diskutuar në pjesëmarrjen e plotë e bën të paligjshme.

Gjithësesi pritet që në 27 gusht, partia Socialiste të mbledhë asamblenë e saj, ku do të diskutohen zgjedhjet e 25 qershorit, por po ashtu dhe strategjia për mandatin e dytë qeverisës.

Aktualitet

Archives