Presidentin turk, Recep Tayip Erdogan pret në Stamboll kryeminstrin Rama

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Stamboll, me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Paraditen e sotme Kryeministri Rama u prit në takim nga Presidenti Erdogan, ku fokusi kryesor i bisedimeve pritet të jetë situata me të cilën përballet Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit.

Disa ditë më parë, Kryeministri Edi Rama lajmëroi vizitën e tij në Stamboll, ndërsa theksoi se Turqia është angazhuar për organizimin e një konference donatorësh.

Menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Turqia shprehu angazhimin për ndërtimin e 500 shtëpive për strehimin e banorëve të dëmtuar. ATSH

Aktualitet

Archives