Presidenti Nishani i kërkon qeverisë shqiptare të dorëzojë pajisjen përgjuese në Prokurori

Presidenti Bujar i bëri thirrje qeverisë të mos pengojë hetimet për pajisjen përgjuese që disponon policia shqiptare.

Në një njoftim për mediat, Presidenti hedh poshtë versionin e qeverisë, sipas të cilës pajisja përgjuese është pjesë e bashkëpunimit me autoritetet italiane.
“Qeveria t’i dorëzojë sa më parë autoriteteve të hetimit pajisjen e kërkuar nga organi i Prokurorisë dhe të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm për procesin e hetimit. Qeveria të ndalojë përpjekjet për mashtrimin e opinionit publik në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian.
 Marrëveshja e bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe atij italian në luftën kundër krimit të organizuar nuk ka asnjë lidhje me veprimet antiligjore dhe të dënueshme të përdorimit të mjeteve ilegale dhe të paligjshme nga Policia shqiptare” thuhet ne deklaraten per mediat.
Kreu i shtetit i konsideroi “veprime ilegale dhe të paligjshme të segmenteve të caktuara të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri” veprimet qe kane te bejne me pajisjen ne fjale. Në deklaraten për mediat, Presidenti i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të ushtrojë të gjithë autoritetin ligjor për të shmangur çdo pengesë që krijohet në hetimin dhe zbulimin e së vërtetës.

Aktualitet

Archives