Presidenti Meta: Ngjarjet terroriste në Sri Lanka, shokuese dhe mizore

Presidenti Ilir Meta dënoi aktin terrorist në Sri Lanka, ku humbën jetën më shumë se 200 persona.

Meta e konsideroi shokuese këtë ngjarje, kur në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizorë që përdorin besimin fetar për axhendat e tyre politike.

“Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizorë të cilët përdorin besimin fetar për axhendat e tyre politike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”, u shpreh Presidenti. Ata

Aktualitet

Archives