Presidenti Meta: Nëse Komisioni i Venecias më bind se kam shkelur Kushtetutën, jap dorëheqjen

“Nëse Komisioni i Venecias më bind se kam shkelur Kushtetutën, jap dorëheqjen”, – deklaroi të enjten Presidenti Ilir Meta, i ftuar në një emision televiziv.

Në lidhje me shkeljen e Kushtetutës dhe qëndrimit të Komisionit të Venecias, Meta tha se “nuk ekziston një veprim i tillë, sepse unë e njoh Kushtetutën dhe më mirë se Venecia”.

“Venecia ka zero vlerë për sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit. Komisioni i Venecias ka vetëm një detyrë, nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën, të thotë në cilin nen e ka shkelur dhe kaq”, – tha ai.

Për sa i përket Komisionit Hetimor Parlamentar, Meta tha se “nuk më shqetëson fare se çfarë bën Parlamenti, është e drejta e Parlamentit. Mua më shqetëson çfarë bën Ilir Meta. Ilir Meta mbron Kushtetutën në mënyrën më të qartë, më kushtetuese, më demokratike, më patriotike. Nuk është serioze që po hetohet presidenti. Për çfarë hetohet presidenti, se ka nxjerrë dekret?! Presidenti atë punë ka, të japë mesazhe dhe të nxjerrë dekrete”.

“Presidenti nuk mban përgjegjësi, thotë Kushtetuta, për aktet e tij gjatë detyrës, aq më tepër kur dekreti i ka shërbyer vendit, i ka shërbyer demokracisë, paqes, ka shmangur një konflikt”, – tha ai.

Po ashtu, Meta tha se në detyrën e presidentit kam bërë më të mirën dhe do të bëj më të mirën për të respektuar Kushtetutën dhe për t’u sjellë si një president i shtetit të së drejtës.

Për sa i përket një takimi me Kryeministrin Rama në Pallatin e Brigadave, Meta tha se janë muhabete të korrik-gushtit.

“Ato kanë qenë takime para datës 10 qershor me qëllim për t’u dhënë një zgjidhje, të kalonim krizën pa përplasje, pa konfrontime dhe të caktonim një datë të re, zgjedhje gjithëpërfshirës vendore”, tha ai. ata

Aktualitet

Archives