Presidenti Meta firmos largimin e Fatmir Xhafajt

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Ky dekret sjell dhe largimin zyrtar të Xhafajt nga dikasteri i Brendshëm.

Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zëvendësuesi i tij do të jetë Gjeneral Sandër Lleshi, i cili është propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

Dekreti i plotë

D E K R E T

PËR

SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

________

Ata

Aktualitet

Archives