Presidenti Meta dënon sulmin me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dënoi sot sulmin me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok”, u shpreh Meta në një reagim.

“Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët”, theksoi Meta.

Meta bëri thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon.

ata

Aktualitet

Archives