Presidenti i Shqipërisë, Nishani: Në emër të shtetit, kërkoj falje për krimet e komunizimit

Në emër të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës Bujar Nishani kërkoi falje për krimet e komunizimit. Gjatë ceremonisë së nderimit të martirëve katolikë të lumturuar, me urdhrin “Flamuri Kombëtar”, Nishani apeloi për gjykimin e xhelatëve të dikaturës. 
Nishani:
“Falë burrave si ju dhe ju drejtohem pikërisht martirëve se unë besoj në jetën e tyre të përtejme mund të përsërisim moton: Ti shqipëri na jep nder na jep emerin shqipëtar”… ju qoftë e lehtë lëndina nën hijen e flamurit kombëtar”
38 martirëve të kishës katolike, presidenti Nishani nuk u akordoi vetëm dekoratën e urdhrit më të lartë shtetëror “…të flamurit kombëtar për të cilin ata dhanë jetën”.
Në emër të shtetit erdhi prej tij ndjesa për krimet e komunizimit, kur foli për pranim me përulësi të krimeve e për shtrëngim të radhëve të vëllazërisë për të ecur para pa pasur frikë nga e shkuara diktatoriale.
“…prandaj me cilësinë e kryetarit të shtetit e ndjej të domosdoshme që me shumë përulësi të kërkoj një falje të sinqertë në emër të shtetit që më ka zgjedhur të shërbej me devotshmëri, si simbol i unitetit të popullit, familjarëve e pasardhësve të viktimave të panumërta të diktaturës….Ju vesh përsipër padrejtësisht petku se po kryeshin në emër të shtetit të të ashtuquajturës luftë klasash. Shteti shqiptar ju kërkon përulësisht ndjesë”!
Kreu i shtetit bën thirrje për gjykim të xhelatëve dhe shpallje nga gjykata speciale e pafajsësisë për martirët.
“Tejet më të lëhtësuar do të ndihemi nëse një proçes moral e gjyqësor do të punonte për të gjykuar xhelatët për të rikthyer të drejtën mes nesh… Do të kërkoj që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, në mënyrë që të japë pafajësi për 38 martirët”
Kritika ndaj qeverisë për dekorimet dhe gjestet që dëshmojnë, sipas tij, është nostalgji për të shkuarën komuniste.
Të shtunën që kaloi 38 martirët e kishës katolike u lumturuan, ndërsa vetëm pak javë më pare, Papa Françesku shpalli “Kardinal” Dom Ernest Troshanin.

Ceremonia solemne e dekorimeve u zhvillua në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e familjarëve të Martirëve, autoriteteteve më të larta shtetërore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë.

Në fjalën e  tij përshëndetëse Presidenti tha se e ndjente të nevojshme t’u kërkonte falje familjarëve në emër të shtetit shqiptar, duke kërkuar hartimin e një ligji të posaçëm nga Parlamenti që ngarkon Ministrinë e Drejtësisë për të rigjykuar të gjitha rastet e dënuar nga diktatura.

“Propozoj sonte që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë, duke nga këta 38 martirë si një masë e domosdoshme, si dallimi esencial të lirisë nga tirania, si reflektim i shoqërisë mbi të mirën dhe të keqen , si ndarjen e saj me të kaluarën duke shëruar plagët e saj”, tha Presidenti Nishani.

Aktualitet

Archives