Pezullimi nga detyra, Koni: Vendimi, sulm i qëllimshëm

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tri ditë më parë pezulloi nga detyra rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe i kërkon Presidentit të Republikës Ilir Meta zyrtarisht shkarkimin e tij.

Ministrja deklaroi se drejtuesi i Universitetit është bërë pengesë për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë dhe nuk ka zgjidhur problemet e krijuara në institucionin që ai drejton. Ndërkohë ditën e sotme ministrja komandoi Benard Dostin në krye të Rektoratit në Universitetin e Tiranës, pas njoftimit për pezullim nga detyra të Mynyr Konit.

Por vetë Mynyr Koni shprehet se një vendim të tillë e priste pas atyre që ai i cilëson si sulme të qëllimshme kundër tij nga qeveria. Fati i tij tashmë është në dorë të Presidentit nëse do ta shkarkojë. Por Koni thotë se është gati që të japë shpjegime para kreut të shtetit për të shpjeguar të vërtetën e tij.

Ai thotë se një gjë të tillë e priste “pas gjithë atyre sulmeve të pashembullta që prej shumë kohësh, janë adresuar ndaj personit tim”, ndërsa shton se para se të merrte këtë vendim, Shahini duhej minimalisht ta kishte pritur në një takim.

Ai thotë ndër të tjera se pezullimi i tij është kërkuar nga qeveria e Ramës, prandaj i kërkon Presidentit të Republikës së Shqipërisë, “që me seriozitetin dhe gjakftohtësinë që e karakterizon, ta shikojë me shumë kujdes këtë rast, jo për Mynyr Konin, por për Universitetin e Tiranës, për vetë rëndësinë, historinë dhe domethënien që ka ai në arsimin e lartë në vend”. ata

Aktualitet

Archives