Përse kam marramendje?

Marramendja është një prej simptomave me konfuze të pacientit që shkakton frikë, pothuajse gjithmonë. Marramendja, nënkupton halucinacionin e lëvizjes , është ndjesi e humbjes së ekuilibrit, mund të përcillet me ndjenjë të mundimit, vjelljes, zbehjes, djersitjes dhe shpeshherë shfaqet si pasojë e një çrregullimi në organizëm.Është në pyetje vetëm momenti: papritmas fillon t’ju sillet në kokë, pastaj ndjeni dhimbje brenda tërë kokës dhe keni përshtypje se keni humbur kontrollin mbi trupin tim. Marramendja zgjatë disa minuta e mandej iu kaplon një ndjenje e plogështisë, dobësisë dhe konfuzitetit.

Problemi është se derisa nuk verifikohet diagnoza e saktë, gjithmonë mendohet në më të keqën: tumorin e trurit, sëmundjet e syrit, pezmatimin e veshit…
Para se të gjithash, duhet mënjanuar mundësinë që marramendja ka ndonjë lidhje me sëmundjet e veshit, sepse një shkak i tillë ka të bëjë me pengesa në të dëgjuar, sikurse është fishkëllima, të dëgjuarit jo të mirë, perceptimi i dobët, etj. Por, tek rasti i problemit me unazat e qafës, alarmi është dhimbja në pjesën e qafës, shpatullat, ngurtësia e muskujve dhe vështirësitë në lëvizje me kokën në çdo drejtim. Zakonisht në raste të tilla duhet bërë incizimi i unazave të qafës, të pjesës cervikale të shtatë unazave të saj, ndonjë radiografi ku mund të shihet se qafa ka një lakim tjetër, ndoshta kanë lëvizur unazat dhe muskujt janë tendosur, gjë që edhe shkakton kontraktim të dhimbshëm.

Qafa e shtangur!
Puna e përsosur e muskujve të përparme dhe atyre të pasmë, ndihmon që koka të lirohet nga tendosja dhe i jep lehtësinë dhe fleksibilitetin. Por, nëse ato nuk punojnë si duhet ndodhin probleme të shumta. Sa më shumë unaza të qafës nuk funksionojnë si duhet, artroza e tyre është më e madhe.
Në raste të tilla shpesh dyshohet edhe në anemi dhe sigurisht që jemi të thirrur të bëjmë analizat e duhura, ta vërtetojmë këtë dyshim. Zakonisht dëshmohet se kjo nuk është rastit, pasqyra e gjakut është në vlerat e normales.

Truri alarmon!
Çfarë kanë të përbashkët marramendja me çrregullimin e sistemit muskulor-skeletor? Vallë, është e mjaftueshme të kujtohemi se brenda unazave të qafës kalojnë arteriet e vogla të cilat shkojnë gjer tek pjesa e pasme e trurit, në trurin e vogël dhe mandej në trurin e madh, ku edhe është qendra për drejtpeshimin, balancim.

Simptomat: ndjenja e ankthit dhe nevrikosja, shqetësimet e shpeshta, dridhja e shpeshtë, tendosja e muskujve, ankthi, lodhje e shpejtë, shqetësimet e shpeshta, rrahje të shpejtë të zemrës, mungesë e frymëmarrjes, djersitje, ndjenjë e dehidrimit, marramendje, vjellje, diarre, sulme të nxehtësisë dhe të ftohtësisë, probleme me gllabërim, ndrojtje, pagjumësi, djersitje e gjithë trupit.

Rrjedhja e gjakut e reduktuar në qendër të trurit, ose furnizimit të dobët të trurit me gjak jo të mjaftueshëm i dërgon impulse qendrës për drejtpeshim dhe duke mos pranuar sasinë e nevojshme të gjakut, fillon marramendja e cila mund të jetë subjektive – pacienti ka ndjenjë se lundron diku në hapësirë ose ndjenjë objektive – personi rri i shtrirë në shtrat, por çdo gjë në të brenda sillet, lëviz dhe mendon se do të rëndohet! Përvoja të tmerrshme mund të ndodhin pa ndonjë arsye të dukshme, por kryesisht manifestohen pas një lëvizje të papritur, ose lëvizje e shpejt e kokës

 

Aktualitet

Archives