Perplasje mes policisë së shtetit me policinë bashkiake në Shkodër

Efektivë të Policisë së Shtetit që kontrollohen nga qeveria e kryeministrit socialist Edi Rama dhe asaj të bashkisë së Shkodrës që janë në varësi të kryebashkiakes demokrate Voltana Ademi, janë përplasur sot me njëri-tjetrin.

Shkak është bërë moslejimi nga policia i ngritjes së një çadre, që do të shërbejë për takimin që Kryeministri Rama do të zhvillojë këtë pasdite në Shkodër.

Sipas policisë bashkiake, çadra me përmasa tende gjigante është e jashtëligjshme pasi nuk është marrë leja përkatëse.

Por nuk ka mjaftuar me kaq. Në shenjë proteste, bashkia e Shkodrës ka urdhëruar nxjerrjen e punëtorëve jashtë zyrave të institucionit.

Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Ajo e ka quajtur provokim të Kryeministrit Rama, incidentin mes përfaqësuesve të policisë.

Sipas Ademit, bashkia ka aktivitete në orën 17:00 dhe 20:00. Ajo thotë se leja për ngritjen e çadrës nuk është marrë përpara institucionit të bashkisë.

Aktualitet

Archives