Përplasen Lleshaj dhe Spahia në Spitali i Traumës

Nga protesta e mbrëmjes së kaluar mbetën të plagosur policë dhe protestues. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 10 prej të plagosurve janë policë dhe 3 janë nga radhët e protestuesve.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia shkoi të vititojë të plagosurit në Spitalin e Traumës, kur pas tij mbërriti dhe ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj.

Mes tyre pati përplasje përpara kamerave. Spahia kritikoi Lleshajn për mënyrën se si i ka trajtuar policia qytetarët, por edhe për mënyrën se si qeveria trajton policët.

Kur Lleshaj po bëhej gati për një deklaratë për mediat, Spahia i ka ndërhyrë duke e kritikuar  dhe i vonoi deklaratën.“Ik ore shiko bëj punët e tua… Ik andej!”, iu drejtua Lleshaj i nervozuar ish-deputetit.

Ndërkohë Spahia nga ana tjetër iu përgjigj. “Puna ime është kjo. T’ju pengoj juve t’i trajtoni shqiptarët si kriminelë”.

Përplasjet mes Lleshajt dhe Spahisë kanë vijuar si brenda dhe jashtë spitalit të Traumës. Në ambientet e brendshme të spitalit, Lleshaj i kërkon llogari Spahisë të shpjegojë me çfarë statusi ndodhet aty.

Aktualitet

Archives