Pelosi: Shkarkimi i Trump urgjencë e një rëndësie të madhe

Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha sot se largimi i Donald Trump nga pushteti ishte një urgjencë e një rëndësie të madhe, duke e akuzuar atë dhe mbështetësit e tij se kishin marrë pjesë në një përpjekje për grusht shteti.

“Dje, Presidenti i SHBA-së nxiti një kryengritje të armatosur kundër Amerikës”, deklaroi Pelosi në hapjen e konferencës së saj javore për shtyp, në Capitol Hill, selia e Kongresit.

Ajo i kërkoi zëvendëspresidentit Mike Pence të vinte menjëherë në zbatim amendamentin e 25-të të Kushtetutës për ta deklaruar Donald Trumpin të papërshtatshëm për të qeverisur, duke thënë se shpresonte ta kishte përgjigjen e tij sot.

“Nëse nuk vepron, Kongresi mund të jetë i gatshëm të shkojë drejt një procedure fajësimi”, shtoi ajo.

Të mërkurën, mbështetësit e Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit, ndërsa ky po zhvillonte një seance të veçantë për të vërtetuar fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, duke shkaktuar skena të dhunshme kaosi. Ata

Aktualitet

Archives