Peleshi viziton efektivët ushtarakë e lënduar në Gramsh: Hetim deri në fund ngjarjes nga të gjitha strukturat

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitoi sot në QSUT, 2 efektivët e Forcave të Armatosura që mbetën të lënduar një ditë më parë, në uzinën e Gramshit, teksa 3 shtetas të huaj, 2 rusë dhe një ukrainas tentuan të futeshin brenda ambienteve të uzinës.

“Unë sapo vizitova dy ushtarakët, Aldon dhe Ardianin të cilët prej ditës së djeshme janë shtruar në pavijonin e toksiokologjisë. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, kanë kaluar një natë të qetë dhe sot janë gati për të dalë”, tha ministri Peleshi.

Peleshi theksoi se ngjarjen e djeshme duhet ta presim të gjithë të zbardhet, ndërsa dha detaje nga dëshmia e ushtarakëve.

Sipas tij, janë shumë struktura që do të punojnë, që nga inteligjenca ushtarake, Policia Ushtarake, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit dhe Antiterrori, për zbardhjen e plotë të saj.

“Tre shtetas të huaj u janë afruar ish-uzinës ushtarake të Gramshit. Them ish sepse prej vitesh ajo uzinë nuk ka aktivitet. Një prej shtetasve të huaj ka kapërcyer rrethimin në mënyrë të paligjshme. Në këtë moment dy ushtarakët duke u ngritur ne nivelin dhe përgjegjësinë e detyrës e kanë parandaluar. Shtetasi rus ka reaguar fizikisht, ka përdorur edhe një sprajt që ka shkaktuar edhe lëndim, por pavarësisht lëndimit dy ushtarakët kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Policia ka reaguar shumë shpejt dhe ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e këtij shtetasi të huaj. Më pas, jo shumë larg nga Uzina e Gramshit, janë ndaluar edhe dy shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin në një makinë. Padyshim që e vendosur edhe në kontekstin e gjerë rajonal edhe në kontekstin politik duhet vlerësuar dhe nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm, por ne nuk mund të nxitohemi të nxjerrim konkluzione, por gjithsesi fakti që është reaguar dhunshëm nga këta shtetas të huaj na bën të jemi më të vëmendshëm për ta hetuar deri në fund. Janë shumë struktura që do të punojnë që nga inteligjenca jonë ushtarake, Policia Ushtarake, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit, Antiterrori. Tani janë në pyetje dhe hetim që të tre shtetasit e huaj që siç e thashë mbajnë pasaporta ruse dhe ukrainase. Presim të shohim”, deklaroi për mediet Peleshi pas vizitës së efektiveve në QSUT.

Ministri theksoi se ngjarje të tilla duhen raportuar me përgjegjshmëri ndërsa theksoi se distancohej nga çdo spekullim politik.

“Është jo normale që ngjarje të tilla ti trajtojmë sikur të ishte politika lokale e ditës. Sepse këto janë kritike sidomos edhe deklarime sidomos të faktorëve politikë, deklarime të institucioneve shtetërore vërehen, analizohen, komentohen dhe mund të kthehen edhe në një problem shumë më të madh se vetë ngjarja”, tha ai.ata

Aktualitet

Archives