PD: Miratimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone

Në një deklaratë për mediet nga selia e PD-së, ish-deputetja Dhurata Çupi deklaron se “miratimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone është kundër interesit të qytetarëve. Pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqipërisë në 61 bashki, ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit. Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar”.

Ajo tha se “në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik. Heqja e shërbimeve ndaj qytetarëve në vendin ku ata banojnë nuk i intereson Edi Ramës”.

Sipas saj, “interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, elektoral dhe financiar”.

Sipas PD-së, “ligji i miratuar pa zhurmë, ditën e miratimit të ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca të bashkive apo të qarqeve”. ata

Aktualitet

Archives