PD del me propozim të ri në Reformën Zgjedhore, anëtarët e KQZ-së të përzgjidhen në komision parlamentar

 Partia Demokratike ka dalë me një propozim të tretë për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar që përzgjedhja të bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues.

Përfaqësues të opozitës për Çështjet Zgjedhore thanë për ATSH-në se PD ka dalë me propozimin e tretë, pas refuzimit, sipas tyre, të propozimeve të mëparshme.

“Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më Pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit”, thuhet në propozimin e PD-së.

Më parë Partia Demokratike ka propozuar dy variante të tjera, që nuk kanë gjetur dakordësi. Fillimisht, u kërkua që anëtarët e KQZ-së, të përzgjidhen nga Avokatja e Popullit. Propozimi i dytë ishte që kandidaturat e KQZ të zgjidhen nga një komision i ngjashëm me ata të Vetingut.

Pas takimit të fundit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se procedura parlamentare siguron mjaftueshëm garanci për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së. Sipas tij, mazhoranca do të garantojë që ekspertët që do të konkurrojnë për këto pozicione në KQZ do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse kanë edhe mbështetjen e PD. 

ata

Aktualitet

Archives