Pas referendumit në Hungari, migrantëve që qëndrojnë në Serbi u ngjallen shpresat

Aktualisht janë rreth 7000 emigrantë të regjistruar në Serbi që presin me shpresë që Hungaria të hapë kufirin e saj.

Në kohën kur liderët botëror po negociojnë në takim pas takimi për mënyrën se si të menaxhojnë krizën ndërkombëtare me migrantët, në Beograd të Serbisë sa vjen e shtohet numri i emigrantëve, për të cilët paraqet “vendin e fundit” para hyrjes në territorin e Bashkimit Evropian (BE).

Hungaria, vend ky që kufizohet me Serbinë, javën e kaluar mbajti referendumin për kuotat e BE-së për emigrantët, por vetëm gjysma e popullatës doli për të votuar, që bëri referendumin të jetë i pavlefshëm edhe pse 98 përqindëshi votoi pro thirrjes qeveritare për kundërshtimin e planit të BE-së për vendosjen e kuotave për emigrantët.

Aktualisht janë rreth 7000 migrantë të regjistruar në Serbi që presin me shpresë që Hungaria të hapë kufirin e saj, thonë burime të policisë në kushte anonime.

Më herët gjatë kësaj jave, një grup prej disa qindra emigrantëve protestoi në stacionin e autobusëve në Beograd, duke i bërë thirrje Hungarisë që të hap kufijtë e saj për kalimin e tyre në vendet e Evropës Perëndimore.

Aktualitet

Archives