Pas Messit, Barçës i lëndohet edhe një lojtar tjetër shumë i rëndësishëm

Testet e kryera në mëngjesi e së enjtes kanë konfirmuar se Philippe Coutinho ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë. Ky lëndim pritet ta lërë brazilian jashtë fushave për dy ose tre javë, shkruan faqja zyrtare e klubit katalonas, përcjellë Gazeta Express.

Lojtari e vërejti lëndimin pas ndeshjes me Interin të martën, e cila përfundoi 1-1.

Pas lëndimit të Messit që e mori me 20 tetor, edhe Philippe Coutinho pritet të mungoj deri në tri javë, kurse ylli argjentinas pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Betisit këtë fundjavë.

Aktualitet

Archives